49-vjeçari, Gentian Yzellari, është plagosur si pasojë e shpërthimit të një granate të Luftës së Dytë Botërore,në Pogradec.

Aktualisht Yzellari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkaq po shikohet mundësia për ta transportuar në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Bëhet e ditur se 49 vjeçari po punonte në oborrin e banesës së tij kur gjatë punës ka aktivizuar një granatë dore e cila ndodhej nën tokë dhe më pas ka shpërthyer.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor për kryerjen e veprimeve për zbardhjen e ngjarjes.

Dyshohet se granata i përket periudhës së luftës.

Njoftimi:

Sot, në fshatin Gështenjas, shtetasi G. Y., 49 vjeç, duke punuar me mjet bujqësor, në tokën e tij, është dëmtuar në trup, dyshohet nga shpërthimi i një granate të vjetër që ndodhej në tokë.

Shtetasi G. Y. po merr ndihmë mjekësore në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta