
Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov, dekoroi pa kohë më parë Elisa Spiropalin me Urdhrin e Shën Olenës, Klasa e Parë, me urdhër të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.
Në lidhje me këtë dekoratë, Spiropali u shpreh këtë mbrëmje në “Top Story”, se më shumë sesa për të, ishte për Shqipërinë dhe mbështetjen që vendi jonë i ka dhënë Ukrainës.
“Kam pasur rastin që kam marrë pjesë në vend të kryeministrit, në Samitin e parë të organizuar për Krimenë, në gusht 2021, para luftës. Në atë rast Shqipëria përfaqësohej prej meje, unë i kam ruajtura kontaktet me Zelensky, por më shumë sesa vlerësim për mua, besoj është vlerësim për Shqipërinë që iu dha në atë moment kryetares së Kuvendit. Edhe këtë qershor kam marrë pjesë në samitin e Evropës juglindore dhe Ukrainës, kam ngritur zërin për atë që po ndodh në Ukrainë, për agresionin brutal të Rusisë, por mbi të gjitha besoj është vlerësimi që ka Ukraina si Shqipëria, vend i vogël por me peshë të Konsiderueshme në Samite. Është dalluar në këto forume për qëndrimet e saj”, u shpreh Spiropali.
Top Channel