Aksident në portin detar të Durrësit, makina përplaset me kamionin, plagoset çifti
20/10/2025 17:00
Një aksident rrugor është regjistruar në portin detar të Durrësit ku një automjet tip “Benz” është përplasur me një kamion.
Për pasojë drejtuesi i automjetit dhe bashkëshortja e tij, nga Durrësi, që lëviznin me makinë në rrugën e portit kanë mbetur të plagosur, raporton korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi.
Ata janë dërguar në spital, ku drejtuesi i mjetit po merr kujdes mjekësor. Gruaja është e tronditur, ndërsa i shoqi ka pësuar dëmtime po jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndërkaq ka nisur punën për të zbardhur dinamikën e aksidentit.
Top Channel