Aksident në bypassin e Fierit, përplasen dy automjete, plagoset pasagjerja
20/10/2025 12:56
Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në bypass-in e Fierit, në segmentin Levan–Mbrostar.
Në ngjarje janë përfshirë dy automjete, një mjet tip Ford dhe një Range Rover. Për pasojë, ka mbetur e lënduar një grua, e cila ndodhej si pasagjere në automjetin tip Ford.
E plagosura është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Fierit, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Top Channel