Agustin Kola prej ditësh në spital, familjarët tregojnë diagnozën e legjendës bardheblu!

20/10/2025 22:16

I njohur si njeriu i hekurt, një prej emrave më të mëdhej të historisë së futbollit shqiptarë jo vetëm Tiranës, Agustin Kola, ndodhet i shtruar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

Sipas burimeve pranë familjes, ish-sulmuesi i famshëm bardheblu është diagnostikuar me ulçerë në stomak, çka ka detyruar mjekët të ndërhyjnë për trajtim të specializuar. Mjekët konfirmojnë se gjendja e Kolës është e qëndrushme dhe se ai po i përgjigjet mirë terapisë, ndërsa pritet të qëndrojë nën kujdesin e stafit mjekësor edhe për pak ditë të tjera.

Agustin Kola njihet në të gjithë ambientin sportiv si një nga lojtarët e palodhur në fushë madje dhe kur kishte lënë futbollin e luajtur vazhdonte pothuajse me të njëjtat ritme stërvitejn individuale.

Legjenda bardheblu ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e futbollit shqiptar. Nga të gjitha anët, sportdashësit i kanë dërguar urime për shërim të shpejtë “mjeshtrit të driblimeve”, që për vite me radhë ka emocionuar gjenerata të tëra me talentin dhe pasionin e tij në fushë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta