Koalicioni i partive shqiptare në opozitë, ka nisur kontestimin pas mbylljes së votimeve në Maqedoninë e Veriut.

Zëdhënësi i Aleancës Kombëtare për Integrim, pjesë e koalicionit të BDI së Ali Ahmetit, Arbër Ademi, në një konferencë për shtyp të mbajtur sot, ka ngritur shqetësime për keqpërdorime të institucioneve gjatë ditës së zgjedhjeve, duke theksuar në veçanti përdorimin e policisë për të ndikuar te votuesit.

Ai theksoi se pavarësisht disa lëshimeve të evidentuara gjatë procesit, përgjegjësia për mbarëvajtjen e zgjedhjeve bie mbi pushtetin aktual, njofton TS.

Në fund të deklaratës së tij, Ademi u shpreh optimist për rezultatin zgjedhor në komunën e Çashkës.

“Ne presim që sonte të shkruajmë histori. Mjafton të numërohen votat, të numërohet vullneti i qytetarëve dhe ne besojmë thellësisht se Çashka do të jetë shqiptare,” përfundoi zëdhënësi i Aleancës Kombëtare për Integrim.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta