Video/ Tensione në shkallët e stadiumit, tifozët e Elbasanit përplasen me ata të Vorës pas disfatës në shtëpi
19/10/2025 21:38
Një përplasje e tensionuar ka ndodhur në shkallët e stadiumit “Elbasan Arena”, pas disfatës së Elbasanit me Vorën 1-2, sfidë e vlefshme për javën e 7-të të kampionatit.
Tifozeria verdheblub ka kapërcyer në tribunën e miqve, aty ku ndodhi dhe përleshja.
Është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën.
Kjo ishte një nga dy takimet që mbylli javën e 7-të të Superiores, me Elbasanin që humbi rastin për tú afruar me kreun.
Top Channel