
Superiorja ka mbyllur javën e shtatë me dy takime interesante, ku dy ekipet udhëtuese morën tre pikët.
Partizani u rikthye te fitorj, duke mposhtur me rezultatin 0-1 Flamurtarin. Ishte pikërisht një ish ai që i dha fitoren “Demave të Kuq”, me Lorenc Trashin që shkaktoi një autogol në minutën e 63’.
Me këtë fitore, Partizani del momentalisht nga zona e ftohtë, duke u renditur në vendin e 7-të me 7 pikë,, ndërsa Flamurtari në krahun tjetër vijon të renditet i fundit me dy pikë.
Në sfidën tjeyër, AF Elbasani priti Vorën, me këtë të fundit që fitoi 1-2. Ishin vendasit ata që kaluan të parët në avantazh me Qosen në minutën e 55’, por pas 10 minutash, Dake barazoi. Tre minuta nga fundi, Karrica shënoi golin e përmbysjes së madhe.
Kështu Vora shkon në kuotën e 10 pikëve në vendin e gjashtë, ndërsa AF Elbasani nuk lëviz nga vendi i katërt me 11 pikë.
REZULTATET:
FLAMURTARI 0-1 PARTIZANI
Trashi (A.G) 63’
AF ELBASANI 1-2 VORA
Qose 55’/ Daka 65’, Karrica 87’
Top Channel