Përplasja e ashpër në ndeshjen Bylis-Vllaznia, tre tifozë nën hetim pasi hodhën sende të forta në fushë
19/10/2025 11:00
Një përplasje e ashpër ndodhi në ndeshjen Bylis-Vllaznia në përfundim të takimit të luajtur në Ballsh, kjo për shkak të polemikave të shumta pas një goli të anuluar në sekondat e fundit të ndeshjes.
Pjesë e përplasjes u bënë dhe tifozët, të cilët filluan të hidhnin sende të forta në fushë.
Sipas njoftimit të policisë së Fierit, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit B. H., 65 vjeç, Xh. K., 62 vjeç dhe A. Sh., 22 vjeç, pasi dyshohet se dje kanë hedhur sende të forta në fushën e lojës.
Top Channel