“Marrim përsipër infrastrukturën e godinave të reja të drejtësisë”, Rama: Hapësirat publike? Operacion në çdo pjesë të organizimit urban të vendit

19/10/2025 09:53

Kryeministri Edi Rama foli në podkastin e tij “Flasim” sa i përket projekteve të reja në kryeqytet.

Ai u ndal edhe te infrastrukturat e godinave të reja të drejtësisë, një “mision” që sipas tij, qeveria do e merrte gjithashtu përsipër.

Rama gjithashtu foli edhe për operacionin e hapësirave publike, që sipas tij do të vazhdojë në çdo pjesë të organizimit urban të Tiranës dhe gjithë vendit.

“Kam vënë re me keqardhje që vetëqeverisja e sistemit të drejtësisë, për shkak të pavarësisë së plotë, ndër ato të çalat e veta, ka edhe po themi dobësinë e madhe në administrimin e infrastrukturës, në transformimin e infrastrukturës. Përfundimisht kemi vendosur që edhe këtë mision ta marrim përsipër. Në Shqipërinë 2030 të kemi një infrastrukturë të re të godinave të drejtësisë. Nuk mund të vazhdojmë më me ngushtësira, që përkthehen në një performancë që lë shumë për të dëshiruar.

Hapësirat publike vazhdojnë me pastrimin. Nuk është një aksion, por një operacion që do të vazhdojë në mënyrë kirurgjikale në çdo pjesë të organizimit urban të vendit, në çdo pjesë të organizimit urban të kryeqytetit. Do të pastrohet çdo pjesë e prekur nga këta çibanë të patolerueshëm, vendin e të cilëve do ta zërë një hapësirë e re bashkëjetese të komunitetit. Nuk i mbyllim brenda të gjithë ata që kanë shërbime edhe jashtë derës, por ama do të vendosim kufijtë e qartë, sepse nuk mund të lejohet që në hapësirat publike, ngrehinat e vendosura aty me pahirin e forcës”, tha ndër të tjera Rama.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta