Kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të komunës së Tetovës, Bilall Kasami, është në epërsi ndaj kandidatit të Aleancës Kombëtare për Integrim(AKI), Bajram Rexhepi, sipas të dhënave të siguruara nga shtabi zgjedhor i VLEN.

Kasami aktualisht udhëheq me një diferencë prej rreth 3 mijë votash në raundin e parë të zgjedhjeve lokale.

Rezultatet janë ende jozyrtare dhe në pritje të konfirmimit nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), por në VLEN shprehen optimistë për ruajtjen e kësaj epërsie deri në fund të numërimit.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta