Alarmi nga shtyllat e korrentit/ Ekspertët thirrje kalimtarëve: Shmangini kur janë të dëmtuara, sidomos në kohë me shi

19/10/2025 12:39

Tragjedia e shënuar në Durrës, ku një qytetar humbi jetën në rrugë si pasojë e kontaktit me energjinë, ka zgjuar një urgjencë për vëmendje ndaj rrjetit elektrik.

Inxhinierët u bëjnë thirrje kalimtarëve të tregohen  vigjilent, duke mos u mbështetur pranë shtyllave të dëmtuara, sidomos në kohë me shi.

Kujdes kur shikojnë kabuj, tela të këputur në trotuare, shtyllat e ndriçimit, stacionet e autobusave që shpeshherë ka këto reklamat dhe kabujt janë në trotuar. Edhe në ambjente të populluara, kryesisht pranë shkollave, shikojmë shtyllat që janë të dëmtuara, mungojnë kapakët, elektrodat e togëzimit, telat janë të zhveshur; që lidhen me çështjen e sigurisë. Nuk duhet t’i prekin se mund të humbisni dhe jetën”, thotë për TCH, Azemir Duleviç, eksperti i inxhinierisë elektrike.

Eksperti i inxhinierisë elektrike Azmer Duleviç ngre shqetësimin se aksidentet fatale të këtij lloji ndodhin për shkak të mungesës së masave mbrojtëse, por edhe çmendurisë njerëzore që dëmton rrjetin.

Një problem është mosbërja si duhet që në momentin e projektimit dhe zbatimit, por kemi edhe problemin tjetër që edhe kur janë si duhen dëmtohen për fat të keq nga qytetarë të papërgjegjshëm, që thyejnë kapakët e ka pasur edhe raste që i vjedhin përcjellësit dhe togëzuesit”, shprehet inxhinieri.

Në këtë alarm për të shmangur tragjedi të ngjashme, këshillohet krijimi i një institucioni të veçantë përgjegjës për këtë problematikë.

Duhet në këtë moment të ngrihet një institucion si për shembull një Inspektoriat për sigurinë e rrjetit elektrik në vend. Pra të ketë një task forcë për ti dhënë fund një herë e mirë kësaj problematike”, shton ai.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta