
Taylor Swift ka bërë një gjest bujar duke dhuruar 100 mijë dollarë për trajtimin e një vajze dyvjeçare të quajtur Lilah, e cila po përballet me kancer në fazën e katërt.
Dhurata e këngëtares erdhi vetëm disa ditë pasi një video prekëse e vogëlushes u bë virale në rrjetet sociale, ku ajo e quante Taylor-in “miken e saj”.
Fushata për mbledhje fondesh ishte hapur në platformën GoFundMe, pasi Lilah ishte diagnostikuar me sëmundjen e rëndë në moshën vetëm 18-muajshe. Historia e saj preku shumë njerëz, përfshirë edhe vetë Sëift, pasi në video shihej Lilah duke ndjekur klipin e këngës “Fate of Ophelia”, ndërsa tregonte me gisht ekranin dhe thoshte me gëzim: “Ajo është mikja ime!”
Më 17 tetor, Taylor bëri një donacion prej 100 mijë dollarësh në faqen zyrtare të GoFundMe të familjes së Lilah-s, duke lënë edhe një mesazh.
“Po i dërgoj një përqafim të madh mikes sime, Lilah”, kishte shkruar këngëtarja.
Gjestin e saj e ndoqën edhe mijëra fansa të njohur si Swifties, të cilët nisën të dhuronin shuma simbolike prej 13 dollarësh, një numër me domethënie të veçantë për këngëtaren pasi ajo e quan si numrin e saj të fatit.
@standwithlilah I cannot say thank you enough. I’m truly in shock. This means we don’t have to worry about anything other than Lilah. Truly such a blessing. Thank you @Taylor Swift
Top Channel