Një ndeshje dramatike ka ndodhur në Ballsh, në ndeshjen e parë të javës së 7-të.

Bylisi priti Vllazninë, ku minutat e fundit ishin ato që sollën emocionet dhe spektaklin.

Goli i parë dhe i vetëm i takimit erdhi 7 minuta nga fundi, kur Peralta shënoi në portën e tij.

Në frymën e fundit, vendasit barazuan, por pas një rishikimi të gjatë me VAR, goli u anulua, duke sjellë revoltë te ballshiotët dhe tifozët.

Kështu Vllaznia ruan kreun e renditjes me 16 pikë të grumbulluara, ndërkohë Bylisi renditet i shtati me 6 pikë.

REZULTATI:

BYLIS 0-1 VLLAZNIA
Peralta (A.G) 83’

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta