Java e 7 e Kategorisë Superiore u mbyll pa fitues në dy përballje mjaft të luftuara.

Në Rrogozhinë, Egnatia dhe Dinamo ndanë nga një pikë pas një ndeshjeje me tension të lartë që u mbyll 0-0, ku të dyja skuadrat mbetën me nga një lojtar më pak pas kartonëve të kuq.

Ndërkohë në “Arenën Kombëtare”, Tirana dhe Teuta nuk shkuan më shumë se 0-0, në një sfidë ku munguan rastet e pastra dhe vendimtarët në sulm.

Pas këtij barazimi, Egnatia mban vendin e dytë në renditje me 14 pikë, dy më pak se kryesuesja Vllaznia.

Teuta ngjitet në podium me 11 pikë, ndërsa Dinamo renditet e pesta po me 11 pikë, duke ruajtur kontaktin me zonën e sipërme.

Në anën tjetër, Tirana mbetet në krizë rezultatesh në vendin e tëtë me vetëm 6 pikë pas shtatë javësh kampionat.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta