Marshim kundër kancerit të gjirit/ TIA, Kastrati Group dhe YWCA Albania në mbështetje të kauzës

18/10/2025 15:30

Në mbështetje të grave që përballen me kancerin e gjirit dhe për të rritur ndërgjegjësimin ndaj kësaj sëmundjeje, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës “Nënë Tereza” (TIA) dhe Kastrati Group u bashkuan me YWCA of Albania në organizimin e marshimit simbolik nën moton “Unë jam e fortë!”.

Në aktivitetin e zhvilluar në ambientet e jashtme të aeroportit, gra dhe burra, paciente dhe të mbijetuara, institucione publike e private, kompani dhe qytetarë të shumtë u informuan mbi kontrollet e rregullta mjekësore dhe më pas u bashkuan në këtë marshim.

Ky aktivitet kulmoi me ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Vullnetar i Fjongos Rozë”, ku u vlerësuan individë dhe institucione që kanë kontribuar me përkushtim në mbështetje të kauzës kundër kancerit të gjirit ndër vite. Çmimet u dorëzuan nga përfaqësuese të njohura të politikës dhe institucioneve publike.

“Jam zëri juaj dhe do të jem sa të kem forcë dhe shpresë. Nukd ua të na nddajë politika të jemi të gjitha bashkë për një kauzë kaq të rëndësishme, beteja për jetën. Nuk është vetëm betejë e të sëmurit është e gjithë shoqërisë. Të kemi solidaritet e mbështetje në nevojë”, u shpreh nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu.

“Një angazhim që mbledh të gjithë bashkë vajza e burra që i bashkohen. Vij si një nënë e dy fëmijve si bashkëshorte. Ndërsa si zv ministre do përpiqemi maksimalisht që gjërat të përmirësohen duke ndihmuar sa më shumë”, tha zëvendësministrja  e shëndetësisë Eugena Tomini.

Në këtë aktivitet të rëndësishëm, moderatorja e Top Channel, Julka Gramo u vlerësua edhe me një nga çmimet e përgatitura për vullnetarizmin e saj.

“Një kauzë që nuk ka ardhur me sforcim jo me detyrim. Në këtë rrugëtim kam pasur mundësinë të njoh gra të jashtëzakonshme. Të gjitha këto iniciativa janë të jashtëzakonshme i kujtojmë të gjitha grave që të kujdesen për veten gjatë gjithë vitit. Diagnostikimi i hershëm shpëton jetë”, u shpreh Julka Gramo.

Për vitin 2024 janë diagnostikuar 805 raste të kancerit të gjirit te gratë. Silva Uzuni, anëtare e bordit të TIA theksoi rëndësinë e diagnostikimit të hershëm dhe mbështetjes ndaj të gjithë individëve për ti informuar.

“Në emër të Grupit Kastrati dhe Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, ju falënderoj që na dhatë mundësinë të bëhemi pjesë e kësaj kauze kaq të rëndësishme.

Në kompaninë tone, ne aeroportin e Tiranes, mbi 35% e punonjësve janë gra, rreth 400 gra të forta, profesioniste dhe të përkushtuara, që çdo ditë japin kontribut të çmuar në funksionimin e aeroportit. Shëndeti dhe mirëqenia e tyre, për ne, është prioritet.

Për këtë arsye, kompania jonë ka politika të mirëpërcaktuara për kontrollet parandaluese dhe diagnostikimin e hershëm, përfshirë kontrollin e gjirit. Sepse besojmë se kujdesi për shëndetin nis me informimin, vijon me kontrollin dhe forcohet me mbështetjen e ndërsjellë, jo nesër por sot, sepse çdo jetë është e çmuar dhe çdo hap drejt parandalimit mund të shpëtojë një jetë.”

Çdo tetor, në të gjitha kompanitë e Grupit Kastrati, organizojmë fushata ndërgjegjësuese për të informuar, për të mbështetur  me shume se  1000 punonjëse gra dhe për të treguar se nuk jemi vetëm përballë kësaj sfide te vështire”, u shpreh antaria e bordit TIA, Silva Uzuni.

Ecja simbolike përçoi një mesazh të fuqishëm solidariteti, shprese dhe kujdesi, një thirrje për të gjitha gratë që të kujdesen për shëndetin e tyre dhe për të qëndruar të forta përballë sfidave.

 

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta