Ekskluzive/ Eksperimenti për sigurinë e SPAK dhe GJKKO, garda teston masat mbrojtëse pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja

18/10/2025 15:07

Një gjyqtar dhe një përfaqësues i gardës kanë testuar masat e sigurisë në ambientet e godinës më të ruajtur ne vend.

Një burim pranë SPAK i tha Top Channel në sekret, mbas vrasjes së Astrit Kalasë kur të gjitha institucionet e drejtësisë garantonin se po rishikonin ruajtjen e godinave ku hetohet dhe jepet drejtësi, eksperimenti i parë kontrollues është kryer në godinën e qelqtë.

Lënda e mbështjellë me një letër alumini është instaluar në pjesën e përparme të automjetit brenda të cilit udhëtonte gjyqtari antikorrupsion. Kjo e dhënë u shpjegua nga një burim i dytë jo zyrtar me dijeni të plotë për eksperimentin.

Automjeti ka kapërcyer hyrjen që përdoret për të sjellë të pandehurit, të penduarit dhe që përdoret për të parkuar në pjesën nëntokësore të SPAK. Por skaneri I instaluar në tokë ka kryer zbulimin alarmues që ka vënë në lëvizje gardistët e ndodhur në detyrë dhe që nuk kishin dijeni për eksperimentin. Mbas kësaj kanë mbërritur edhe agjentë të antiterrorit që kryen ekspertizat e tyre.

Mbas atentatit që I mori jetën gjyqtarit Kalaja vrarë në sallën e Gjykatës së Apelit, Këshilli i Lartë Gjyqësor njoftoi se ka hartuar një plan masash për ruajtjen e gjykatave në të gjithë vendin. KLGJ kërkoi ndihmën e pushtetit vendor për ndërtimin e 8 godinave të reja për gjykatat e  shkallës së parë dhe një tjetër për gjykatën e apelit në të cilën u vra gjyqtari.

Ndërkohë që ndërtesa e godinës së posaçme ku hetohen dhe gjykohen të korruptuarit dhe të akuzuarit e krimit të organizuar është vizituar deri më tani nga dy zyrtarë njëri kreu i gardës dhe tjetri drejtori i përgjithshëm i policisë Ilir Proda. Të dy kanë mbajtur shënim masat që duhen aplikuar për ta sofisifikuar më tej ndërtesën e qelqtë, ku nuk përjashtohet mundësia edhe e instalimit të sistemit antidronë.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta