Zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, KQZ për herë të parë do të aplikojë projektin test me AI në nxjerrjen e rezultateve

17/10/2025 10:47

Për herë të parë në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, KQZ do të përdorë në mënyrë eksperimentale Inteligjencën Artificiale, në mbledhjen e të dhënave, numërimin e fletëve të votimit dhe në nxjerrjen e rezultatit.

Kjo është bërë e ditur nga vetë kreu i KQZ Ilirjan Celibashi, i cili u shpreh se në kuadër të këtij eksperimentimi, do të zhvillohet edhe një takim me “International IDEA”, për të diskutuar rreth teknologjisë, digjitalizimit dhe zgjedhjet.

“Më 9 nëntor të këtij viti do të zhvillohen zgjedhje të pjesshme për kryetarë të disa bashkive të vendit. Stafi i KQZ-së po punon për të aplikuar, për herë të parë, përdorimin e AI-së në numërimin dhe vlerësimin e fletëve të votimit dhe në nxjerrjen e rezultateve.

Ky projekt do të shërbejë si test dhe, për momentin, nuk do të zëvendësojë procedurën manuale të numërimit dhe vlerësimit të votave, e cila mbetet mënyra zyrtare e referimit”, deklaron Celibashi.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta