Punëtori humbi jetën në kantierin e ndërtimit në Lezhë, shpallet në kërkim drejtuesi teknik i firmës

17/10/2025 09:40

Një ngjarje e rëndë u regjistrua dje në Lezhë, ku një punëtor humbi jetën.

Policia ka shpallur në kërkim shtetasin me iniciale S.T., 52 vjeç, drejtuesi teknik i firmës së ndërtimit. Ai akuzohet për veprat “shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësimi i paligjshëm”.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksdentin në një objekt në ndërtim, në Kune, Shëngjin, me pasojë vdekjen e shtetasit A. Z., bëjmë me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë kryen veprimet për rastin, referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin:

-S. T., 52 vjeç, banues në Lezhë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësimi i paligjshëm”. Ky shtetas ishte drejtues teknik në firmën që po kryente punimet për ndërtimin e pallatit, ku gjatë punës, dyshohet se aksidentalisht, humbi jetën punëtori, shtetasi A. Z., 36 vjeç, banues në fshatin Pllanë, Lezhë.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta