
Asnjë mbështetës i klubit izraelit Maccabi Tel Aviv nuk do të lejohet ta ndjekë nga stadiumi ndeshjen kundër Aston Villës në Ligën e Evropës muajin e ardhshëm në Angli, për shkak të shqetësimeve rreth sigurisë, njoftoi klubi anglez të enjten.
Pas këtij vendimi ka pasur reagime të shumta nga tifozët.
Një nga tifozët thotë se i kupton shqetësimet për sigurinë, por është i zhgënjyer. “Mungesa e mbështetësve jashtë fushe do të ndikojë në atmosferë”, tha ai.
Johnny Gould, ish-drejtor i Aston Villa Supporters Trust, e quan këtë një “ditë të errët për Britaninë”. Ai thotë se “nuk dëshiron politikë në biznesin e futbollit”.
Adil Parkar nga xhamia Al Fallah në Birmingham , pranë stadiumit të Aston Villa, thotë: “Ne e mirëpresim vendimin… për ne është një çështje e qartë që ka të bëjë me sigurinë dhe mbrojtjen e njerëzve tanë vendas këtu.”
Top Channel