
Hamas lajmëroi se do ti dorëzojë trupin e një pengu tjetër izraelit Kryqit të Kuq që më pas t’i dërgohet Izraelit, tha një zyrtar për Reuters.
Një burim sigurie izraelite konfirmoi se Kryqi i Kuq do ta marrë trupin në orën 00:30 dhe më pas do ta transferojë atë në Izrael. Megjithatë, informacionet janë të përziera në lidhje me kohën e dorëzimit të trupit të pengut, pasi mediat izraelite raportojnë se kjo do të ndodhë në orën 11:00 dhe në agim.
Qeveria izraelite akuzon Hamasin për shkelje të marrëveshjes së armëpushimit që hyri në fuqi më 10 tetor dhe parashikonte kthimin e të gjithë pengjeve, të gjallë dhe të vdekur.
Si pjesë e marrëveshjes, lëvizja palestineze liroi 20 pengjet e gjalla në kohë, por deri më tani ka riatdhesuar vetëm nëntë mbetje nga 28 në Rripin e Gazës.
Ajo argumentoi se i ktheu Izraelit mbetjet që kishte mundësi t’i qasej dhe shtoi se do të nevojiteshin “përpjekje të mëdha dhe pajisje speciale” për të rikuperuar ato që mbeten.
Kujtojmë se autoritetet turke kishin njoftuar se ekspertët po ndihmonin në kërkimin për të rikuperuar trupat e varrosur në rrënojat në Gaza.
Top Channel