
Reagimi i shpejtë i shërbimeve të Policisë së Lezhës bëri të mundur identifikimin dhe arrestimin brenda pak minutash të një 38-vjeçari, i dyshuar për vjedhjen e një automjeti në lagjen “Nënë Tereza”.
Gjatë kontrollit, në automjetin e tij u gjet edhe një celular i dyshuar si i vjedhur më parë në Rinas. Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.
Njoftimi:
Vodhi një automjet, por falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, u identifikua dhe u kap disa minuta pas ngjarjes, 38-vjeçari.
U sekuestruan automjeti i vjedhur dhe një celular i dyshuar si i vjedhur në Rinas.
Menjëherë pas njoftimit se në lagjen “Nënë Tereza”, Lezhë, ishte vjedhur një automjet, shërbimet e forcës “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore, organizuan punën për kapjen e autorit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, pak minuta pas ngjarjes, u identifikua dhe u kap autori i dyshuar, shtetasi L. L., 38 vjeç, banues në Lezhë.
Gjatë kontrollit, në automjetin e tij u gjet një celular i dyshuar si i vjedhur më parë në Rinas.
Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel