
Pas ndeshjeve të kombëtares, skuadrat e Kategorisë Superiore do të zbresin sërish në fushën e lojës.
Komisioni i Ligave dhe Garave në Federatën shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e ndeshjeve të javëve në vazhdim, më konkretisht nga java e 7 në të 11.
Në kalendarin e përcaktuar nga FSHF rezulton se ndeshjet e javës së 7 do të luhen në 2 ditë, në 18 dhe 19 tetor.
Kështu në 18 tetor do të luhen Bylis-Vllaznia dhe Tirana-Teuta, ndërsa një ditë më pas janë rezervuar sfidat Egnatia-Dinamo, Elbasani-Vora dhe Flamurtari-Partizani
Java e 8 është përcaktuar në 24 dhe 25 tetor; në 24 tetor janë sfidat Vora-Dinamo, klasikja e futbollit shqiptar, Vllaznia-Tirana dhe Elbasani-Bylis, ndërsa në 25 tetor do të luhen dy ndeshjet e tjera të kësaj jave; Partizani-Egnatia dhe Teuta-Flamurtari.
Ndërkaq, ndeshjet e javës së 9 do të luhen në mesjavën e 28-29 tetorit. Në 28 tetor do të luhen Bylis-Vora, Egnatia-Teuta, ndërsa një ditë më pas do të zhvillohen ndeshjet Flamurtari-Vllaznia, Tirana-Elbasani dhe derbi mes Dinamos dhe Partizanit.
Në javën e 10 që do të luhen në 2 dhe 3 nëntor janë rezervuar sfidat Tirana – Bylis, Dinamo City – Teuta, Flamurtari –Elbasani, Vora – Partizani dhe Egnatia – Vllaznia.
Edhe ndeshjet e javës së 11 janë ndarë në dy ditë në 8 dhe 9 nëntor. Kështu në 8 nëntor do të luhen Tirana-Vora dhe Vllaznia-Dinamo, ndërsa në 9 nëntor janë përcaktuar sfidat Bylis-Flamurtari, Teuta-Partizani dhe Elbasani-Egnatia
Top Channel