“Kurrë nuk ka pasur Kuvendi kryetar kaq të paaftë”/ Bardhi: Skenari i përjashtimit të opozitës ishte ndërtuar para se Niko Klouni ta shpallte

16/10/2025 17:38

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, pas largimit nga Kuvendi, reagoi ashpër për veprimet e kreut të Kuvendit, Niko Peleshi.

Ai tha se përjashtimi i opozitës nga seanca ishte një skenar i planifikuar, teksa nuk kurseu kritikat për Peleshin.

“Ne reaguam dhe do të reagojmë gjithmonë, sa herë të shkelen të drejtat e deputetëve. Kurrë nuk ka pasur Kuvendi i Shqipërisë kryetar kaq të paaftë. Është i verbër ndaj urdhrave politikë, por jo të Edi Ramës.

Ai po zbaton urdhrat e Taulant Ballës. Ishte ndërtuar shumë më përpara se Niko Klouni të dilte në seancë. Duan ta shndërrojnë kuvendin në memec.

Skenari i përjashtimit të opozitës nga seanca ishte ndërtuar shumë kohë më para se Niko Klouni të dilte ta shpallte në seancë. Skenari ishte ndërtuar që të ndërprisnin debatin”, tha Bardhi për mediat.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta