Kupa e Shqipërisë ka hyrë në një fazë interesante, pasi janë përcaktuar skuadrat që kalojnë në turin e dytë, duke plotësuar kështu edhe çiftet për 1/8-at e finales. Tashmë edhe ekipet e Kategorisë Superiore e dinë se cilët mund të jenë kundërshtarët e tyre në fazën e ardhshme.

Nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve, faza e 1/8-ave pritet të prodhojë disa përballje shumë interesante, si Teuta–Vora dhe Elbasani–Flamurtari. Kjo e fundit është ndër më të spikaturat, pasi të dyja skuadrat synojnë të shfrytëzojnë Kupën si rrugë alternative për t’u kualifikuar në Evropë.

Elbasani, që aktualisht po kalon një moment shumë pozitiv në kampionat dhe gjendet në zonën “Final Four”, ka gjithashtu avantazhin e fushës, pasi do të presë Flamurtarin në shtëpi.

Ndeshjet e turit të dytë do të zhvillohen më 19 nëntor, ndërsa ato të 1/8-ave do të luhen me një takim të vetëm, më 10 janar 2026.

ÇIFTET E TURIT TË DYTË TË KUPËS SË SHQIPËRISË:

Tirana – Skënderbeu / Iliria

Teuta – Vora / Sopoti

Dinamo – Besa / Kukësi

Vllaznia – Pogradeci / Korabi

Bylis – Laçi / Luftëtari

Elbasani – Flamurtari / Tomori

Partizani – Burreli / Kastrioti

Egnatia – Apolonia / Lushnja

Top Channel