IQOS x Seletti: Kur dizajni takohet me inovacionin në zemër të Tiranës

16/10/2025 15:19

Në mbrëmjen e 8 tetorit, “ATY” tek Piramida e Tiranës u shndërrua në një hapësirë arti dhe dizajni, ku u prezantua bashkëpunimi më i ri mes IQOS dhe markës italiane Seletti. Një event që ndërthurte teknologjinë me estetikën, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri edicionin e limituar IQOS ILUMA i x Seletti.

Ky bashkëpunim është rezultat i dy botëve që takohen: funksionaliteti i avancuar i pajisjeve IQOS dhe dizajni i papritur, lozonjar dhe ikonoklast i Seletti-t. Me detaje në zig-zag të artë mbi sfondin e zi, pajisja përfaqëson konceptin “E papritura takohet me ikonën” një objekt që flet për krijimtarinë, individualitetin dhe guximin për të shkuar përtej së zakonshmes.

Mbrëmja e lançimit mblodhi personalitete të njohura nga arti, media dhe komuniteti Curious X, në një ambient të kuruar me elementë të markës Seletti dhe një atmosferë që sillte ndjesinë e një galerie bashkëkohore. Të ftuarit shijuan kokteje tematike, muzikë live dhe një kuiz interaktiv që dhuroi surpriza për pjesëmarrësit, mes tyre edhe udhëtime drejt Milanos.

Në qendër të vëmendjes ishte IQOS ILUMA i x Seletti Limited Edition, një bashkim mes artit dhe inovacionit. Falë dizajnit të tij skulptural dhe teknologjisë së avancuar, është një zgjedhje për duhanpirësit e rriturit që kërkojnë një alternativë më të mirë ndaj cigareve.

Për të rriturit që pinë duhan ose përdorin nikotinë. IQOS ILUMA i nuk është pa rrezik dhe përmban nikotinë, e cila krijon varësi.

Top Channel