
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Itali, me ftesë të zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, Antonio Tajani.
Spiropali shkruan se kanë biseduar për partneritetin dhe të ardhmen e bashkëpunimeve që do të realizojmë me vendin fqinj.
“Me mikun, Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani, përtej protokollit, një bisedë e hapur për miqësinë, partneritetin dhe të ardhmen që ndërtojmë bashkë.
Forcojmë projektet e përbashkëta mes Shqipërisë dhe Italisë duke filluar nga energjia, interkonektiviteti, infrastruktura digjitale, industria, investimet dhe sektorë me vlerë të shtuar. 🤝
Shtojmë rolin tonë në një rajon që kërkon më shumë bashkëpunim dhe më pak ndarje, si dhe angazhohemi bashkërisht për një Europë🇪🇺 më të bashkuar, më të drejtë dhe më të sigurt, ku Shqipëria duhet të jetë pjesë pa vonesë.
Një miqësi që ka rrënjë të forta dhe vizion të përbashkët për të ardhmen”.
Ndërkohë Spiropali ka zbuluar edhe pamje nga ceremonia e pritjes që Pallati Mbretëror në Napoli i bëri, teksa u shoqërua po ashtu nga Antonio Tajani.
“Ceremonia e pritjes në Pallatin mbretëror të Napolit për Forumin e Nivelit të Lartë me vendet e Mesdheut, me ftesë të Zëvendëskryeministrit e Ministrit të Jashtëm Antonio Tajani, ku Italia mike udhëheq përpjekjet diplomatike për ta transformuar rajonin e gjerë të Mesdheut në një platformë aktive për bashkëpunim.
Krenare që në këtë moment, marrëdhënia Itali-Shqipëri spikat si shembull suksesi i partneritetit strategjik për zhvillim e integrim. 🤝🇪🇺 Nga brigjet e Adriatikut, drejt një Mesdheu që bashkon, jo që ndan”, shkruan krahas videos.
Top Channel