
1 në 2 gra në Shqipëri raportohet të ketë përjetuar një formë të dhunës.
Por për të identifikuar rastet e dhunës me bazë gjinore, kërkohet që mjekët dhe infermierët në qendrat shëndetësore të identifikojnë dhe të raportojnë rastet e dhunës. Kjo është përcaktuar edhe në projektligjin e ri për barazinë gjinore, i cili përafrohet me legjislacionin e vendeve europiane.
“Duhet të kemi një protokoll për identifikimin dhe raportimin e dhunës. Bluzat e bardha duhet të mbajnë përgjegjësi për të referuar rastet”, shprehet Mirela Arqimandriti.
Në një studim të kryer në 6 bashki të vendit, rezulton se vetëm 18% e mjekëve të sistemit parësor e raportojnë dhunën me bazë gjinore, ku shpesh viktima mund të jenë edhe ato vetë. Arqimandriti renditi edhe shkaqet e këtij mosraportimi.
“Nuk raportojnë se kanë frikë nga dhunuesi”, shton ajo.
Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato, theksoi se në Shqipëri duhen fuqizuar jo vetëm ligjet, por edhe shërbimet mbështetëse për viktimat e dhunës. Ligji i ri për Barazinë Gjinore është hedhur për konsultim.
Top Channel