
Joshua Zirkzee po kërkon një rikthim në Serie A. Sulmuesi holandez po përballet me një periudhë të vështirë te Manchester United, ku ka luajtur shumë pak dhe nuk ka qenë titullar asnjëherë këtë sezon.
Zirkzee ka vetëm katër paraqitje deri tani për një total prej 82 minutash, duke u bllokuar nga emra si Sesko, Cunha dhe Bryan Mbeumo.
Situata e tij në Angli po e bën të shqetësuar, sidomos me Kupën e Botës që afrohet, dhe ai po mendon të largohet gjatë merkatës së dimrit.
Roma, e drejtuar nga Gasperini, është në krye të garës për holandezin, duke kërkuar të forcojë sulmin e saj. Trajneri italian ka punuar me Zirkzee te Bologna dhe do të donte ta kishte tashmë në skuadër për të garantuar një vend edhe në Europa League. Megjithatë, Giallorossi do të preferonin një huazim për shkak të rregullave të Fair Play Financiar dhe pasigurive për Dovbyk dhe lojtarët e tjerë të dëmtuar.
Në të njëjtën kohë, Como po e ndjek me seriozitet Zirkzeen. Klubi i pasur me projekte ambicioze ka mjetet për të blerë sulmuesin menjëherë dhe mund të ofrojë një zgjidhje të qëndrueshme për të ardhmen e tij.
Zirkzee është i vendosur të gjejë minuta loje dhe një vend ku mund të zhvillohet plotësisht, ndërsa Serie A duket të jetë destinacioni më i përshtatshëm për rikthimin e tij.
Top Channel