Plagosi me thikë të moshuarin, arrestohet pas 6 muajsh 36-vjeçari në Berat
15/10/2025 09:09
Është arrestuar pas gjashtë muajsh 36-vjeçari në Berat për plagosje.
Në mars të këtij viti, shtetasi me iniciale A.F., plagosi me thikë një 85-vjeçar.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, për shtetasin A. F., 36 vjeç, banues në Tiranë. Ai akuzohet se në muajin mars 2025, plagosi me mjet prerës (thikë), një 85-vjeçar.“, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel