
15/10 15:42
Pas 12 vitesh eksperiencë në Greqi si emigrant, Eduart Dervishi u kthye në fshatin e tij në Bixëlle të Elbasanit ku mbolli 1 mijë rrënjë mollë të varieteteve të ndryshme.
Tashmë pas 16 vitesh fermeri ka prodhim të mirë, por vuan për punëtorë.
Moti i paqëndrueshëm i pranverës i cili, jo rrallë herë, karakterizohet nga stuhi breshëri ka dëmtuar fermerin i cili nuk ka aplikuar në skemat e subvencioneve të rrjetës mbrojtëse.
Kjo ka ndikuar në uljen e cilësisë dhe për pasojë të çmimit të produktit.
Megjithatë sipas Eduardit zhvillimi turistik i zonës së Funarit ka ndikuar edhe në promovimin e kësaj zone dhe të prodhimeve të saj.
Top Channel