
Pas 15 vitesh, Andy Garcia po bën një film modern, të titulluar “Diamond”.
Përveç regjisë së filmit, aktori i nominuar për çmimin Oscar do të jetë gjithashtu midis kastit që përfshin Vicki Krieps, fituesin e çmimit Oscar Brendan Fraser, Rosemary DeWitt, kandidatin për çmimin Oscar Bill Murray, fituesin e shumë çmimeve Dustin Hoffman, si dhe Demian Bichir, Danny Huston, LaTanya Richardson Jackson, Yul Vazquez, Robert Patrick dhe Rachel Ticotin.
Filmi përqendrohet te Joe Diamond, një burrë që duket se është “jashtë kohe”, duke mbartur një të kaluar traumatike dhe duke pasur një aftësi të pazakontë për të zgjidhur krime duke përdorur zgjuarsinë e tij. Filmi është prodhuar nga CineSon Entertainment dhe është xhiruar në Los Angeles.
Andy Garcia will return to directing when he teams with Brendan Fraser, Dustin Hoffman, Bill Murray & more for Diamond https://t.co/aW6u4BRRfX pic.twitter.com/SZq8dEud59
— JoBlo.com (@joblocom) October 14, 2025
“Kam punuar në këtë film për gati 15 vjet. Kjo nuk është e pazakontë për produksionet e pavarura”, tha Andy Garcia për Deadline në lidhje me filmin.
“Historitë kërkojnë kohën e tyre për t’u zhvilluar. Ato të përndjekin ndërsa vazhdon të punosh mbi to. Kur janë gati në kohën e tyre, perënditë e kinemasë hapin një dritare mundësish. Ndoshta i lodhim me këmbënguljen tonë, kështu që ata dorëzohen dhe të bekojnë me këtë kast të jashtëzakonshëm aktorësh për të treguar historinë tënde. Ëndrrat ndonjëherë bëhen realitet”, shtoi ai.
“Diamond” është përpjekja e tretë regjisore e yllit pas dokumentarit të vitit 1993 “Cachao… Como Su Ritmo No Hay Dos” dhe filmit të vitit 2005 “The Lost City”. Jai Stefan për Shrink Media dhe Frank Mancuso Jr. gjithashtu marrin pjesë në prodhim.
Top Channel