Alban Dudushi rrëfehet për “Goca & Gra”, flet për herë të parë për sëmundjen: Ishte e vështirë, më bëri të reflektoja për…

15/10/2025 10:19

Teksa ishte i ftuar në emisionin “Goca & Gra” në Top Channel, Alban Dudushi foli për herë të parë për problemet me shëndetin.

Gazetari i njohur tregoi se ka kaluar një moment të vështirë, ndërsa shtoi se ajo çfarë kaloi e bëri të reflektonte. Më tej ai theksoi se tashmë është në gjendje të mirë shëndetësore.

Teksa flet për sëmundjen ai u shpreh se “Ajo çfarë ndodhi ishte një momenti që më bëri që unë të reflektoja dhe natyrisht ajo gjë u superua. Tashmë gjërat janë mirë. Ishte një moment që të bëri të mendoja dhe të rivëja në peshë balancat, ato që vlejnë vërtetë. Jo të rrish të lodhësh kokën. Ne mundohemi ta raportojnë të mirën dhe të keqen në jetë. Nuk kam nxënë mend, vazhdoj akoma të bluaj, por jam shumë i qetësuar dhe i balancuar në emocionet e mia.

Unë kam qenë një tip që nuk kisha orar për të ngrënë. Tani unë ha mëngjesin dhe Bieta është ajo që kujdeset edhe më shumë se unë për shëndetin time. E dyta, shpenzoj më shumë kohë për familjen. Ndonjëherë i përjetojmë gjërat, por nuk i shprehim.”

 

Top Channel