Zjarr në zonën e Kunes në Shëngjin, rrezikohen pjesë të Lagunës
14/10/2025 12:45
Një vatër zjarri është shfaqur paraditen e kësaj të marte në zonën e Kunes, në Shëngjin. Flakët kanë përfshirë një pjesë të Lagunës dhe, për shkak të bimësisë së dendur dhe erës së fortë, janë përhapur me shpejtësi në disa drejtime.
Menjëherë pas njoftimit, forcat zjarrfikëse janë vënë në lëvizje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe për të shmangur rrezikun për zonat e banuara përreth.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka shkaktuar dëme në sipërfaqe të konsiderueshme të bimësisë, ndërsa ekipet në terren po punojnë për izolimin e plotë të tij.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, por paraprakisht dyshohet se mund të jetë shkaktuar nga faktorë njerëzorë.
Top Channel