
Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, në mbledhjen e Komisionit të Çështjeve Ligjore, foli edhe për çështjen e sigurisë nëpër institucionet e drejtësisë.
Ai tha se vrasja e gjyqtarit Kalaja “na bëri që të rikonsiderojmë të gjitha masat e sigurisë që kemi nëpër institucione”. Çela shtoi se kushtet nuk janë optimale dhe se sigurimi i perimetrit jashtë institucionit me kompaninë “Illyrian Guard” nuk ka rezultuar efektiv.
“Sa i përket sigurisë në institucione është shumë e rëndësishme. Ngjarja e rëndë që ndodhi na bëri që të rikonsiderojmë të gjitha masat e sigurisë që kemi nëpër institucione. Patjetër në gjykata kushtet nuk janë optimale, duhen përmirësuar.
Në një mbledhje që patëm me drejtuesit dhe prokurore, kemi nisur një proces konsultimi, duhen dëgjuar dhe prokurorët dhe kërkesat e tyre për nevojat e sigurisë. Ajo që unë mendoj në tërësi, vlerësoj që ka nevojë që edhe me ekzekutivin të vlerësojmë mënyrën se si në mbrojmë këto hapësira. Ka nevojë, që ky sistemi që kemi zgjedhur për të siguruar perimetrin jashtë institucioni me kompaninë “Illyrian Guard” nuk ka rezultuar efektiv dhe kemi mjaft ankesa nga prokuroritë. Kjo është një gjë që duhet riparë”-u shpreh prokurori Çela.
Top Channel