
Tre muaj pasi drejtorët e Bashkisë së Durrësit dhe ndërmarrjeve në varësi të saj dhanë dorëheqjen pranë kryetares së bashkisë Emiriana Sako, vetëm një pjesë e tyre janë larguar nga drejtimi.
Të tjerë, me pozita më të forta, nuk kanë lëvizur nga detyra dhe sipas burimeve nga kjo bashki, do të vijojnë të jenë drejtues të drejtorive përkatëse, mes të cilëve dhe Roni Shqopa, Ardian Iljazaj, Valbona Qirjako etj. Në detyrë mësohet se do të qëndrojnë dhe dy nënkryetarët e bashkisë Elio Jani dhe Gentian Kallmi, raporton korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi.
Ndërkaq dorëheqja e administratorëve të njësive administrative në zonat rurale dhe qytet qe pranuar në shtator nga Sako dhe ata janë zëvendësuar në fund të muajit shtator dhe fillim të tetorit.
Dorëheqjet u dhanë menjëherë pas kërkesës së kryeministrit Rama për një rifreskim të stafeve drejtuese në bashki dhe jo vetëm.
Për 5 nga drejtorët e larguar, deri tani, Bashkia e Durrësit ka shpallur pozicion për vend të lirë pune.
Më poshtë, lista e drejtorëve të bashkisë dhe ndërmarrjeve të saj të cilëve u është zyrtarizuar largimi dhe e të tjerëve që e mbajnë detyrën.
-Roni Shqopa
Drejtoria e Taksave dhe Tarifave vendore – Qëndron në detyrë
-Ardian Iljazaj
Drejtoria e Shërbimeve – Qëndron në detyrë
-Valbona Qiriako
Drejtoria e Buxhetit – Qëndron në detyrë
-Lorenc Smajli
Drejtoria e Turizmit – Qëndron në detyrë
-Alneida Rroshi
Drejtoria Ligjore – Qëndron në detyrë
-Oneda Deliallisi
Drejtoria e Auditit të Brendshëm – Qëndron në detyrë
-Meme Xhaferaj
Drejtoria e Shërbimit Social – E larguar
-Lorenc Facja
Drejtoria e Projekteve dhe Infrastrukturës Publike – I larguar
-Ermal Lufo
Drejtoria Ekonomike – I larguar
-Robert Dervishi
Drejtoria e Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit – I larguar
-Ardian Gurra
Drejtoria e Arsim -Kulturë- Sport-Komunitete Fetare – I larguar
-Dhurata Gjoka
Drejtoria e Burimeve Njerëzore – Del në pension
-Vasip Çopa, Policia Bashkiake – I larguar
-Dorian Mema, Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit – I larguar
-Leonard Haka Drejtoria e Pastrim Gjelbërimit, kalon drejtor te APU (Agjencia e Parqeve Urbane)
Alton Kasembi, APU, kalon drejtor te Ndërmarrja e Pastrim Gjelbërimit
-Aljon Hysko
Drejtoria e Rrugëve – Qëndron në detyrë
-Ermal Kapllani
Drejtor i Ndërmarrjes Komunale Plazh – Qëndron në detyrë
Top Channel