“Sterilizimin”/ “I bie të blej akuzën”, ish-ministri Beqaj kërkon aksesin në procesverbalet e dosjes së tij: CD nuk e marr me pagesë, na duhet një “Diella” që…

14/10/2025 15:40

Është mbajtur sot seanca e radhës për dosjen “Sterilizimi”, ku ish-ministri Ilir Beqaj ka vijuar me kërkesën për të pasur akses në procesverbalet e dosjes së tij.

Debatet kanë vijuar edhe në lidhje me ndryshimin e akuzës nga gjyqtarja e seancës paraprake “vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit kriminal”, raporton gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat.

“Procesverbalet janë të paplota, nuk i kam marrë ende të gjitha unë jam në një situatë që nuk di si do mbrohem, procesverbalet ja kam kërkuar gjykatës së mëparshme me insistim. Por nuk i kam marrë ende të gjitha pasi nuk e kam më atë të drejtë që të ja dërgoj asaj gjykate sepse e ka ndarë çështjen time.  Kërkoj CD e seancave paraprake, aty ky është bërë diskutimi i akuzës”, tha Beqaj.

Ndërkohë avokati i Beqajt tha se “klienti i tij është në pamundësi për t’i dëgjuar, ku do firmosim ne?!”

“Po na duhet një “Djella ” mesa duket, se CD duhet t’i marrësh kundrejt tarifës, pra i bie të blesh akuzën. Do i bëj kërkesë gjykatës që të më sjell kompjuter që t’i dëgjoj, por duhet të urdhëroni drejtorinë e burgjeve që të ma lejojë”, shtoi ish-ministri.

Seanca është shtyrë sërish për t’i dhënë kohë avokatëve të Beqajt që të bëjnë kërkesën për të marrë CD e seancave paraprake për të bërë mbrojtjen e tij. Seanca e radhës u caktuar në datën 30 tetor ora 12:00

Top Channel