
Dumani:
“SPAK ka rritur dhe ka përballur të gjithë volumin e punës gjatë vitit 2024.Në vitin 2024 SPAK ka pasur në vëmendje ndjekjen e rekomandimeve të BE, të Rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë dhe rekomandimit të Këshillit të Ministrave në luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit.
Raporti tregon rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtare për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.Gjatë 2024 SPAK konsolidojë kapacitetet profesionale dhe operative, numri i prokurorëve shkoi nga 17 në 20, u shtua ekspertiza e BKH dhe u rritën trajnimet ndërkombëtare.
Kjo u reflektua në rritje me 8% të çështjeve në hetim dhe 21% të numrit të personave të hetuar në krahasim më 2023. Numri i procedimeve të reja shënoi një ulje me 15% çka lidhje me fokusimin në çështjet komplekse dhe afatgjata.Politika e masave të sigurimit është zbatuar proporcionalisht.
SPAK ka bërë 854 procedime penale, pra një rritje me 9.7% dhe 13.2% më shumë hetime të përfunduara.Lufta kundër krimit të organizuar është rritur me 19% dhe po ashtu 35% më shumë hetime të përfunduara.Për krimet zgjedhore janë hetuar 43 vepra penale me 7 persona në hetim.Të gjitha këto shifra tregojnë përmirësim të Prokurorisë së Posaçme.Janë rritur edhe numrat e procedimeve penale të cilat kanë ardhur si denoncime publike, 128 kërkesa dhe janë iniciuar hetime me çështje me ndjeshmëri të lartë.Vetëm 9.7% e personave të paraburgosur në Shqipëri janë nën hetim nga SPAK.Masa e sigurisë arrest me burg janë dhënë për 236 persona, 82% e të cilëve janë akuzuar për krim të organizuar”, deklaroi Dumani.
Lajmi në përditësim…
Top Channel