Punëtori bie nga lartësia e objektit në ndërtim dhe përfundon në spital, procedohen dy inxhinierët në Tiranë

14/10/2025 14:06
Foto Ilustruese

Një incident është shënuar këtë të martë në Sauk të Ri, ku një punëtor ra aksidentalisht nga lartësia e një objekti në ndërtim.

Si pasojë janë proceduar dy inxhinierët e subjektit, të moshave 22 dhe 24 vjeç, si dhe punohet për shoqërimin e shtetases E. K., 55 vjeçe, me detyrë administratore.

31-vjeçari që mbeti i lënduar, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. K., 22 vjeç, dhe A. H., 24 vjeç, me detyrë inxhinierë, si dhe punohet për shoqërimin e shtetases E. K., 55 vjeçe, me detyrë administratore e një firme ndërtimi, pasi në Sauk të Ri, duke punuar në fasadat e një objekti të kësaj firme, ka rënë nga lartësia punëtori A. E., 31 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.“, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Top Channel