
Një 44-vjeçar është vënë në pranga, pasi konstatoi se posedonte dy krehra automatiku.
”Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasin G. D., 44 vjeç, banues në Kurbin, pasi dyshohet se posedonte një mjet prerës (thikë) dhe 2 krehra automatiku, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale’‘, njofton policia.
Ndërkohë u arrestua në flagrancë edhe 41-vjeçari me iniciale A. D., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimin penal për shtetasin K. K., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në Shëngjin, ka përplasur shtetasen D. Gj., 49 vjeçe, banuese në Lezhë, e cila po merr mjekim në Spitalin e Lezhës dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin A. A., 63 vjeç, banues në Kurbin, pasi gjatë kontrollit në subjektin që ai administron, u konstatuan punonjës të pasiguruar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mirditë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. N., 63 vjeç; D. Ll., 55 vjeç; A. B., 61 vjeç; G. M., 36 vjeç; F. T., 41 vjeç; M. K., 30 vjeç; A. Gj., 32 vjeç; K. P., 49 vjeç; V. Q., 57 vjeç; A. S., 43 vjeçe, të gjithë banues në Mirditë, pasi dje pasdite, gjatë një proteste që kanë zhvilluar në Spaç, kanë penguar kalimin e automjeteve dhe nuk iu janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel