“Pas Serbisë telefonova mamin dhe te dashurën”/ Shënoi gol dhe asistoi, Broja për DigitAlb: Nuk kam ritual si lojtarët e tjerë

14/10/2025 21:38

Armando Broja rikthehet te goli me fanellën kuqezi, duke lënë gjurmë në fitoren 4-2 të Shqipërisë ndaj Jordanisë.

Sulmuesi i Kombëtares jo vetëm që shënoi, por edhe asistoi në golin e katërt të Bajramit, duke qenë protagonist absolut i sfidës miqësore.

Pas ndeshjes, në një prononcim të shkurtër për “DigitAlb”, Broja ndau emocionet dhe vlerësoi performancën e skuadrës.

“Pas ndeshjes në Serbi telefonova mamin dhe të dashurën. Nuk kam ritual si lojtarët e tjerë, kam qejf të dëgjoj muzikë dhe jam gati për ndeshjen. E kemi filluar shumë mirë, me përqendrim, me këmbën e djathtë dhe po vazhdojmë kështu”, deklaroi Broja.

Top Channel