
Ministri i drejtësisë Besfort Lamallari duke raportuar në komisionin parlamentar të ligjeve, u pajtua me shqetësimin e ngritur nga anëtari demokrat në këtë komision Oerd Bylykbashi për numrin e lartë të qytetarëve që mbahen në paraburgim.
“Kjo duhet adresuar. Mjaft të shohim shifrat e të paraburgosurve. Kjo ka të bëjë si janë shkruar dispozitat dhe zbatimi në praktikë. Burgu duhet të shihet si mjeti i fundit kur plotësohen kushtet përkatëse të rrezikshmërisë rreziku për tu larguar etj.”, shprehet Lamallari.
Për ndryshimet në kodin penal ministri Lamallari tregoi se kur do ti shkojë komisioneve parlamentare për diskutim.
“Për kodin penal po ecim paralelisht në dy shina. Njëra adresimi afateve të dakortësuara me komisionin europian për linjëzimin me direktivat e identifikuara si hendeqe në kuadër të piketave të ndërmjetme. Kemi qarkulluar për mendim tek partnerët këto drafte në mënyrë përpara se të vijmë në kuvend të kemi një draft që përputhet plotësisht me standardet dhe vlerat e EU në këtë aspekt”, shton ministri i Drejtësisë.
Do të vijojmë edhe një rishikim të Kodit Civil për të adresuar problematikat, por është ende herët të flasim me këtë proces. Edhe Kodi Civil dhe i Procedurës Civile do jenë pjesë e rishqyrtimit, për ti përfaruar me direktivat e BE” theksoi ministri i drejtësisë.
Top Channel