Nga trajner futbolli, në vrasës me pagesë/ Profil, kush është portugezi Ruben Saraiva që ekzekutoi Nikulajn, pas divorcit të prindërve nisi problemet me ligjin në Angli Tre persona janë arrestuar në Tiranë për vjedhje në banesa/ subjekte dhe dhunë në familje.
-shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim, Z. Sh.(Rr.), 35 vjeç (me precedent jashtë vendit, për krime ekonomike dhe krime kundër personit), pasi dyshohet se ka vjedhur para dhe sende me vlerë, në disa banesa dhe subjekte;
-shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim, M. V., 34 vjeç (me precedent për vjedhje), pasi gjatë muajit shtator 2025, dyshohet se ka vjedhur xhirot ditore në 2 subjekte (në njërin prej të cilëve, ishte i punësuar);
-shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim, J. Xh., 43 vjeç, për të cilin Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel