
Mjeku Dervish Hasi, i cili u arrestua pasi rezultoi se ka kryer marrëdhënie me të mitur, është dënuar me 15 muaj burg për ”dhunë në familje”.
Atij i është bere rikualifikim i veprës penale nga pornografi në dhunë në familje.
42-vjeçari ra në pranga pasi u akuzuar për shfrytëzim prostitucioni me të mitur. Bëhet fjalë për Dervish Hasin, i cili ishte me profesion kirurg dhe dyshohet se ka shfrytëzuar seksualisht për dy vite me radhë partneren e tij të mitur.
Mjeku asokohe deklaroi se është besimtar, madje kishte edhe tre partnere të tjera.
Dervish Hasi kryente marrëdhënie seksuale në grup dhe krijonte video intime. Nga sekuestrimi i aparatit celular, policia zbuloi se të pestë personat kishin hapur një ‘chat’ grup, ku shkëmbenin mesazhet dhe videot që prodhonin së bashku.
E mitura kishte 2 vite që frekuentonte banesën e tij, ku kalonte 2-3 ditë.
Top Channel