“Korrupsioni i funksionarëve të lartë, në ulje”/ Dumani raporton në Komisionin e Ligjeve: Krimi i organizuar mbetet në nivele të larta  

14/10/2025 16:36

Korrupsioni shënoi rënie gjatë vitit 2024, me dhjetëra zyrtarë të lartë të hetuar dhe miliona euro pasuri kriminale të sekuestruara e konfiskuara.

Janë këto rezultatet e punës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përgjatë vitit 2024, që u publikuan nga kreu i këtij institucioni, Altin Dumani, në Komisionin e Ligjeve.

Korrupsioni shënoi rënie gjatë vitit 2024, me dhjetëra zyrtarë të lartë të hetuar dhe miliona euro pasuri kriminale të sekuestruara e konfiskuara.

“Referuar të dhënave, një numër i konsiderueshëm personash janë hetuar pas masë sigurimi. Krimi i organizuar ka marrë trajtim më të ashpër. Gjatë vitit 2024 janë ekzekutuar 79 vendime penale të formës së prerë. 162 persona janë dënuar me burgim, 10 persona me orë punë me komunitet dhe 3 pafajësi. 34% e personave të hetuar janë dërguar për gjykim.

Krimi i organizuar, pastrimi i parave mbetet në niveleve të larta. Trafiku i narkotikëve luan një nivel të lartë rreziku. Mashtrimi kompjuterik është në rritje. Korrupsioni, tregon një tendencë në rritje të luftës kundër korrupsionit. Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike. Veprat e korrupsionit, pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror, paraqet ulje relative por mbetet rrezik i lartë”-u shpreh Dumani.

Top Channel