Ka nisur SPAK hetim për ‘Arubën’? Dumani i përgjigjet deputetes së PD: Nuk e njoh si çështje
14/10/2025 19:09
Deputetja e opozitës Elda Hodi i është drejtuar Altin Dumanit në komisionin e Ligjeve, nëse SPAK ka nisur hetim për çështjen “Aruba”.
Lidhur me këtë këtë çështje, opozita pretendon një takim të supozuar mes personazheve të botës së krimit në vitin 2019 në ishullin holandez të Arubës me përfaqësues të qeverisë.
Dumani iu përgjigj se nuk njeh asnjë çështje me emrin Aruba.
“Nuk njoh çështje me emrin Aruba, s’kam asgjë për të ndarë me Kuvendin dhe opinionin publik”-u përgjigj Dumani.
Top Channel