
Qyteti historik i Beratit po përjeton një fluks të lartë turistësh këtë sezon vjeshte, duke dëshmuar gjithnjë e më shumë se është një nga destinacionet më të preferuara në Shqipëri.
Vizitorë nga vende të ndryshme, si dhe turistë vendas, kanë zgjedhur të eksplorojnë qytetin e një mbi një dritareve, ku historia, kultura dhe arkitektura bashkohen në harmoni të veçantë.Pas vizitës në jug ky i ri erdhi në Berat ku ka mbetur i mahnitur nga ajo që po shikon në këtë qytet
Një ndër ndalesat më të vizituara mbetet Muzeu Ikonografik “Onufri”, i cili ruan dhe ekspozon disa nga ikonat më të rralla dhe më të çmuara të artit bizantin shqiptar. Vëmendje të veçantë tërheqin veprat e mjeshtrit Onufri dhe të birit të tij, Nikolla, të cilët i kanë dhënë identitet të veçantë ikonografisë shqiptare.
Ky grup turistësh nga Spanja tregon se kishin dëgjuar shumë për Shqipërinë dhe lexuar në libra për një vend të bukur.
“Ajo që ata pëlqejnë më shumë është historia që mbart ky vend mbi monumentet dhe në lidhje me komunizmin”, shprehet një vizitor nga Spanja.
Ajo që vihet re është dhe kohëzgjatja e ditëve të qëndrimit e cila në disa grupe arrin në 15 ditë qëndrimi.
Drejtori i muzeut tregon rritje të vizitave ditore dhe interes të shtuar sidomos nga grupet turistike të huaja.
Ky trend pozitiv tregon se Berati po forcohet gjithnjë e më shumë si një qendër e rëndësishme e turizmit kulturor në vend.
Top Channel