
Gjatë vitit 2024, SPAK ka sekuestruar 65.5 mln euro pasuri, 60% më shumë se në vitin 2013. Shifra u zbulua nga kreu i SPAK Altin Dumani në Komisionin e Ligjeve.
Dumani: SPAK ka pasur në vëmendje ndjekjen e rekomandimeve. Sa i takon rekomandimit për sekuestrot, janë sekuestruar 65.5 mln euro pasuri gjatë vitit 2024, 60% më shumë se në vitin 2013. Rekomandimi nr 3 i OSBE, SPAK forcoi bashkëpunimin me Europol, Eurojust.
Sa i takon rekomandimeve të Kuvendit të Shqipërisë, lidhur me rekomandimin nr.1 për prioritizimin e çështjeve të mbartura. U bë reduktimi sistematik i backlogut. Sa i takon standartizimit të ndjekjes penale, SPAK ka marrë të gjitha masat duke ndjekur parimin e ligjshmërisë dhe proporcionalitetit.
Top Channel