Aksidenti në aksin Lushnjë-Berat me tre turistë polakë të plagosur, procedohet drejtuesi i furgonit

14/10/2025 13:04

Një aksident u regjistruar paraditen e djeshme në aksin Lushnjë-Berat, ku mbetën të plagosur tre turistë polakë.

Policia ka nisur procedimin e drejtuesit të furgonit, shtetasit me iniciale K.K., banues në Poloni.

“Procedohet në gjendje të lirë shtetasi K. K., 64 vjeç, banues në Poloni, pasi dje, në aksin rrugor “Lushnjë-Berat”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti u dëmtuan lehtë, 3 pasagjerë në këtë automjet.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Top Channel