
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një konference për mediat këtë të hëne ka kërkuar hetim për rastin e Mitrovicës së Jugut, teksa shprehet se në këtë zonë ka pasur tendencë për ndërhyrje në zgjedhjet atje.
Kujtojmë se LVV është në balotazh në Mitrovicë të Jugut me Partinë Demokratike të Kosovës.
Reagimi i plotë i Albin Kurtit:
Më lejoni të falënderoj qytetarët tonë për maturinë e treguar dje për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Të nderuar qytetar, LVV ka një histori vetëm 12 vjeçare në pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale, por këto vite kanë treguar rritje.
Në zgjedhjet e mbajtura dje sipas rezultateve Podujevë Kamenicë dhe Shtime, me votat nga diaspora mund të dalë që mund të fitojmë edhe Gjilanin pa balotazh.
Jemi në balotazh në 12 nga 17 komuna sa kanë shkuar gjithsej në balotazh.
Këto janë rezultate preliminare dhe pritet ende numërimi i votave të diasporës dhe me shkurt. Këto tregojnë qartë se LVV e ka ruajtur rritjen nga cikli në ciklin tjetër zgjedhor por edhe është rritur akoma.
Synimi ynë është i qartë, që kandidatët tonë të fitojnë edhe në këto komuna.
Po…
Top Channel